Noa e re duhet të largohet nga qyteti i saj, i dashuri dhe miqtë e saj për t’u transferuar në vilën e William Leister, burrit të ri shumë të pasur të nënës së saj Rafaela. Në moshën 17-vjeçare, Noa krenare dhe e pavarur nuk dëshiron t’i dorëzohet luksit të shfrenuar të familjes së re. Gjithashtu, në shtëpinë e re ajo takon gjysmëvëllain e saj Nikun dhe përplasja mes personaliteteve të tyre të forta duket që në momentin e parë. Noas nuk i duhet shumë kohë për të zbuluar se, pas imazhit të djalit model, Nick fshihet një jetë me grindje, kumar dhe gara të paligjshme makinash. Pavarësisht humnerës që i ndan, të dy fillojnë të ndjejnë një tërheqje të parezistueshme për njëri-tjetrin. Por e tashmja e trazuar e Nikut, e kombinuar me të kaluarën e stuhishme të Noes, do ta vënë në provë dashurinë e tyre të ndaluar.